“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë të hënën
Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë ndaj aktgjykimit dënues të ish-krerëve të UÇK-së.

“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë të hënën
Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë ndaj aktgjykimit dënues të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari”, në qytetin ku UÇK-ja doli publikisht.
Ndërkohë, protesta të ngjashme po zhvillohen çdo ditë në kryeqytet, ndërsa mobilizimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, përmes protestave në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe vende të tjera