Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

A është pro apo kundër bashkëpunimit PDK-VV për çështjen e presidentit, përgjigjet Thaçi

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 08:11
A është pro apo kundër bashkëpunimit PDK-VV për çështjen e presidentit, përgjigjet Thaçi

Pas publikimit të intervistës me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë, gazetari Blendi Fevziu mori kritika të mëdha për dy pyetjet të cilat tregoi se i kishte hequr nga transmetimi, si shkak i jorelevancës, raporton GazetaDemos.

Ky i fundit, pas akuzave nga publiku, mbrëmë vendosi t’a publikonte përmbajtjen e tyre.

Të dy pyetjet në një formë kishin të bënin me gjetjen e zgjidhjes së dy çështjeve politike të cilat i preokuponin edhe qytetarët në nëntor të vitit të kaluar, çështjen e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“Nuk kam koment”, tha shkurt Thaçi kur u pyet nëse do të duhej të bashkoheshin të gjitha partitë opozitare për të krijujar qeveri të re.

Te çështja e presidentit, Thaçi u pyet nëse partia në të cilën vetë ishte në krye të saj, PDK do të duhej të bashkëpunonte me partinë pozitare, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Do të duhej të ndodhte një konsensus sa më i gjerë politik. Shoqëria jonë ka plot gra dhe burra të çmuar me dinjitet dhe integritet… Mendoj që ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët, përndryshe vazhdimisht do të ketë kriza qeveritare. Kërkohen ndryshime kushtetuese, patjetër duhet të pajtohen edhe komunitetet. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e fundit në rajon që presidentin e zgjedhin nga parlamenti”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi

Më shumë nga Lajme

  • 16:30Ilir Kërçeli- Avdullah Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton?
  • 16:28Armatimi në veri, Sveçla jep detaje
  • 16:17Mërgimtari nga Mitrovica: Thaçi është legjendë, trim, burrështetas, çlirimtar, e ka sjellë pavarësinë – nuk është si Albin Kurti, frikacak
  • 16:13Kapet sasi e madhe armësh në veri
  • 16:03Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit