Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media shpalosi qëndrimet e partisë së saj pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit.
Ajo aty u pyet edhe për pjesëmarrjen e mundshme të deputetëve të Vetëvendosjes në marshin e nesërm që do të mbahet në Prishtinë për UÇK’në pak ditë para verdiktit final të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së.
Nagavci s’u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se edhe në marshe të kaluara ka pasë përfaqësues e aktivistë të Vetëvendosjes dhe tha se beson që prapë do të ketë.
“Marshi për UÇK’në dhe drejtësinë është diçka e cila i përfaqëson qëndrimet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje në raport edhe me UÇK’në, por edhe me Gjykatën Speciale. Edhe në protetstat e kaluara, në marshet e kaluara, ka pasë përfaqësues e aktivistë, mbështetës e përkrahës të Lëvizjes, besoj që do të ketë edhe nesër”.



