Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

97 vatra zjarri u regjistruan dje – situata më e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë

GD
Gazeta Demos23 gusht 2025 në 11:27
97 vatra zjarri u regjistruan dje – situata më e rënduar në Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë

Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 97 vatra zjarri në Kosovë. Në mbrëmje 26 nga këto vatra kanë qenë aktive, teksa për ditën e sotme nuk ka ndonjë përditësim.

Zjarret janë rritur shumë gjatë pasdites.

Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë.

“Kjo rritje e vatrave të zjarrit ka krijuar vështirësi të mëdha për ekipet reaguese në terren. Situata aktualisht është nën kontroll, por mbetet mjaft sfiduese”, thuhet në njoftim.

Agjencia u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë rastet urgjente në numrat 112, 193 dhe 192.

“Njëkohësisht, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës, Policin e Kosoves, dhe FSK-në”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:04Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
  • 08:34Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë
  • 08:33Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
  • 08:16OVL UÇK mban konferencë për media
  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij