Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

90% e premtimeve të realizuara, Ruzhdi Shehu prezanton planprogramin qeverisës 2026-2029

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 13:01
90% e premtimeve të realizuara, Ruzhdi Shehu prezanton planprogramin qeverisës 2026-2029

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka folur për punët e kryera në katër vjet e fundit qeverisëse të tij.

Ai tha se gjatë këtij mandati në krye të Junikut kanë realizuar mbi 90% të premtimeve.

“Pra fjalët tona sot, janë garancion për Junikun nesër. Këtë nuk e themi ne, por qytetarët e Junikut, veprat që shihen dhe preken si dhe të gjitha organizatat që e kanë bërë matjen e realizimit të premtimeve tona”, tha ai.

Shehu gjithashtu bëri të ditur se janë gjithsej mbi 11 milion euro investime në projekte kapitale dhe rreth 400,000.00 euro subvencione për katër (4) vite të qeverisjes.

“Në një komunë të vogël si Juniku, ky është rekordi i punëve të realizuara për një mandat që nga themelimi i Junikut si komunë”, shtoi ai.

Rezultati nga mandati i parë është: 49 projekte konkrete të realizuara (prej tyre 35 premtime elektorale) që nuk kanë ekzistuar para 4 viteve por që sot i gëzojnë junikasit.

Mes këtyre sukseseve, Shehu foli edhe për planprgramin e ri për qeverisjen e ardhshme në këtë komunë.

“Për mandatin e dytë, po prezantojmë para juve programin qeverisës 2025-2029 me 31 premtime dhe projekte të cilat kapin shumën e investimit mbi 13 milion euro, 400,000.00 euro subvencione si dhe parku solar me një investim afër 42 milion euro që do të vendos Junikun në qendër të hartës energjetike të Kosovës.

LDK në Junik është oferta e vetme politike me program serioz dhe projekte konkrete të cilat i prezantojmë dhe i premtojmë para votuesve në Junik. Kundërshtarët politik nuk kanë fare program politik, prandaj shërbehen me shpifje, me fyerje dhe me akuza personale. Mirëpo junikasit kanë kulturë dhe kanë kriter. Ata e vlerësojnë punën dhe jo shpifjet. Juniku nuk i pranon ata që mashtruan për 12 vite. Nuk i pranojnë as ata që pozitën e Kryetarit të Komunës e shohin si punë praktike për të krijuar përvojën e parë të punës në institucione”, tha Shehu.

Më poshtë gjeni linkun e faqes zyrtare të Programit të LDK-së me Ruzhdi Shehun në qeverisje 2026-2029.

www.ruzhdishehu.com

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë