Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

77-vjeçari Haziri rrëfen ditët brenda burgut të Serbisë: Forcën e gjeja te shokët që ishin…

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 16:35
77-vjeçari Haziri rrëfen ditët brenda burgut të Serbisë: Forcën e gjeja te shokët që ishin…

Ndonëse krime nuk kreu, e as pjesë e UÇK-së nuk ishte, ashtu siç pretendonte Serbia, megjithatë 77-vjeçari Hazir Haziri u mbajt për më shumë se katër muaj në burgun e Beogradit, atje nga ku në një rrëfim për Ekonomia Online thotë se të vetmen forcë e gjeti tek ish të burgosurit politik të cilët me vite e vite vuajtën nëpër këto burgje, vetëm për shkak të kundërshtimeve politike.

Hazir Haziri i cili u kthye në Kosovë mbrëmjen e 21 janarit, nën emocion tregon momentet kur në kufi u prit nga familjarët dhe qytetarët, por edhe përqafimin që mori nga policët e Republikës së Kosovës.

Ai pati dhe një thirrje për gjithë ata që kalojnë nëpër Serbi, duke u kërkuar që të mos bien andej, meqë serbët po bëjnë një lloj hakmarrje, meqë institucionet e Kosovës po arrestojnë pikërisht kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

Haziri tregon momentin kur u arrestua.

“Mua më kanë ndaluar në Merdarë, më kanë çu për Beorgad. Një natë më kanë mbajt dhe nuk më kanë tregu, iu thash ‘a më tregoni për çka jam’, më than ‘je i akuzuar për krime lufte’. Më erdhi rëndë shumë po të tregojë, se ajo është akuza më e rëndë… Ma dhanë një muaj burg, pas një muaj… kjo është burgosje politike e duhet me ndejt ende këtu, e më të mbajt ende burg katër muaj a sa po i bjen. Si çdo burg, ai burg e ka emrin më të vështirin, burgu famëkeq, burgu qendror i Serbisë. Më ka mbajt e më ka bo të fortë kur e kam mendu që gjenerata jem dhe shokët e mi kanë vuajtur burgje, 3 vjet, 5 vjet, e 6 vjet, e 15 vjet, e 20 vjet me tortura më çnjerëzore dhe kanë qëndru, e unë me u bë i ligë për katër pesë muaj, dhe unë aty jam bazu dhe e kam mbledhur forcën”, rrëfeu Haziri.

Si një ndër fatet e kësaj historie të trishtë ai mundohet të nxjerrë atë që çelinë ndau me një shqiptar nga Shkodra, e cili kishte treguar kujdes ndaj tij. Por dhimbjen nuk mund ta heq për kohën që humbi mes katër mureve të një burgu që gjendej në territorin e një populli që kreu masakra në Kosovë.

“Nuk mundem me thënë se kam pasë trajtim të keq. Unë edhe si plak 77 vjeçar, nuk më kanë cu ku janë kriminel, kam ndejt me shqiptarë të Shkodrës, e më kanë kqyr si më më pasë djalë, mi ka pastru të gjitha. Kalon edhe kjo. Ajo ka qenë një sfidë, e unë skam qenë i ri, me qenë i ri e përballon, por kur është pak më në moshë. Mu ka dhimtë koha se i kam 15-16 nipa e mbesa,. Në vend me ndejt me ta por kam qenë atje, por edhe ajo kaloi”, shprehet Haziri.

Ai rrëfen momentin e arritjes së tij në Kosovë.

“I falënderoj krejt shqiptarët, dhe të Jetish Jasharin, që më ka vizitu dy – tre herë. E falënderoj edhe Arianit Kocin, ka ardh pa e angazhu askush, në mënyrë humanitare veç me më ndihmu dhe ka shku në gjykatë dhe i ka shfletu. Dje më kanë lëshu, avokati më ka pru dhe këta kanë dalë me me më marrë dhe në kufi kishin dalë familjarët e qytetarët me më prit, ka qenë shumë emocionuese ajo pritja, policët duke më përqafu”, rrëfen nën emocion Haziri.

Haziri pati një porosi për gjithë familjarët që kanë të burgosur të dashurit e tyre në burgjet serbe.

“E kam një porosi për baballarët, motrat e vëllezërit që i kanë të dashurit e tyre, le të rrinë më të lirë, sepse ne kemi një paragjykimi se si të marrin serbët i rrahin, por nuk janë ato, sepse e dinë që janë arrestime politike, të burgosurit nuk trajtohen keq”, nënvizon ai.

Gjithë këto arrestime që po bëhen nga serbët, Haziri thotë se po bëhën si një kundërpërgjigje për institucionet e Kosovës, por këtu pati dhe një thirrje për qytetarët që të shmangin kufirin që kalon nëpër Serbi.

“Kam edhe një porosi për djemtë e rinj, por edhe më në moshë, që kanë naj fare lidhje mos të udhëtojnë për Serbi se janë duke e bërë një fushatë si kundërpërgjigje që janë duke ua bërë organeve tona që po i burgosin serbët që me të vërtetë kanë kryer krime, hajt ta marrim dhe ne”, porositi Haziri.

Burg

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit