Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Veç ai vit i luftës”, Mehmetaj i reagon Mihalit: Ju jeni armiq, a e dini çka do të thotë me deklaru që lufta në Kosovë ka qenë veç 1 vit

GD
Gazeta Demos17 qershor 2026 në 11:03
“Veç ai vit i luftës”, Mehmetaj i reagon Mihalit: Ju jeni armiq, a e dini çka do të thotë me deklaru që lufta në Kosovë ka qenë veç 1 vit

Gazetari Lirimin Mehmetaj i ka reaguar Dejona Mihalit pas përplasjes virtuale me të parin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke e cilësuar atë dhe kryeministrin në detyrë si “armiq të Kosovës”.

Në njërin prej reagimeve të Mihalit, ajo i drejtohet Lushtakut duke i thënë se e mbanë “veç ai vit i luftës, shyqyr zotit që e ke dhe atë”.

Për këtë deklaratë, Mehmetaj ia ka parashtruar disa pyetje.

“Adem Jashari ka vdeke ne mars 1998… Lufta ne Kosove ka perfundu ne qershor 1999. Nese lufta paska qene vec 1 vit, qysh po mendojka Dejona Mihaili e me gjase krejt Vetevendosja, atehere keta duhet me na tregu cka paska qene t’u be Adem Jashari ne mars 1998, kur sipas Mihailit lufte ne Kosove nuk paska pase. Po ne vitin 1997, kur ra heroikisht Zahir Pajaziti, cka ishte duke be?

“Dejona Mihaili duhet me na tregu edhe aksionet me arme kunder forcave serbe qysh prej 1992/93 te ndermarra nga njerez qe me vone themeluan UÇK-ne cka kane qene? Dejona Mihaili duhet me na tregu edhe cka kane qene aksionet kunder stacioneve te milicise se Serbise deri ne 1997? Dejona Mihaili duhet edhe me na tregu, cka kane qene grupet e te rinjve te Kosoves qe kane shku per ushtrime ushtarake ne Shqiperi qysh ne vitin 1991? Serbia i ka quajt terroriste. A mendon pra edhe Dejona qe ata kane qene terroriste? A e dini cka do te thote me deklaru qe lufta ne Kosove ka qene vec 1 vit?”, tha ai.

Mehmetaj beson se një deklaratë e tillë shkel mbi këto etapa historike e jetike për vendin, duke shtuar se këto deklarata vijnë me dirigjim nga shefi i saj, Albin Kurti.

“Do te thote me shkel mbi gjakun e krejt deshmoreve dhe perpjekjen kolosale, te paimagjinueshme, te brezave te tere, qe bene per dekada lufte aktive me Serbine. Nese para 99-se nuk paska qene lufte ne Kosove, atehere Dejona Mihaili duhet me jep llogari se cka paska pas qene? Jo vec ajo, llogari ish dashte me jep Albin Kurti, sepse sjo vecse e transmeton cka ai frikesohet akoma ta thote vete publikisht. Ju jeni armiq te Kosoves. Ju duhet te luftoheni si armiq. Ju do te luftoheni si armiq”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin