Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës të Kryeqytetit. E nga këtu i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tregoi se përgjigja më e madhe që mund t’i japin popullizmit është me punë, qytetari dhe fitoren e Prishtinës.

Prandaj sipas tij, të dielen votohet për vazhdimësinë e punës, vizionit dhe qytetarisë. ‘’Prishtina nuk ka më kohë për eksperimente politike. Nuk ka më kohë për propagandë, për retorikë, për tallje me qytetarët. Prishtina nuk mund të kthehet në dorë të atyre që e shohin si trofe, jo si shtëpi’’, tha ai.

Tutje ai shtoi se LDK ka kthyer qytetin në rrugën e drejtë.