Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Përparim Rama: Kërcënimet e Kurtit, skandal shtetëror – ne do të vazhdojmë me punë të ndershme

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 21:42
Përparim Rama: Kërcënimet e Kurtit, skandal shtetëror – ne do të vazhdojmë me punë të ndershme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kërcënoi qytetarët se nuk do të ndajë buxhet për kryetarët e partive tjera.

Rama tha se këto deklarata janë kërcënim dhe skandal shtetëror.

“Deklaratat e Albin Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre! Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, as e ndonjë partie janë pronë e popullit të Kosovës”, tha Rama.

“Kurti po i përdor investimet shtetërore si mjet shantazhi elektoral, duke u përpjekur ta blejë vullnetin e njerëzve me para publike. Kjo është e turpshme, e rrezikshme dhe në kundërshtim me çdo parim demokratik”, tha ai.

Rama tha se ai do të vazhdojë me punë të ndershme.

“Si kryetar i Prishtinës, nuk do të hesht përballë një mentaliteti autokratik që kërkon t’i ndajë qytetarët në “tanët” dhe “të tjerët.” Ne do të vazhdojmë të punojmë për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë partiake, sepse zhvillimi nuk vjen nga kërcënimi, por nga puna e ndershme. Kushdo që e përdor buxhetin e shtetit për të ndëshkuar apo shpërblyer votues, e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr”, tha Rama.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Vetura “Audi” përfundon në lum, humbin jetën tre adolshentë
  • 21:27Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm
  • 21:27“Këtu drejtësi nuk ka”, Hamza pyetet se a ndihet i tradhtuar bashkësia ndërkombëtare pas verdiktit të Speciales
  • 21:25Hamza: Nuk kishim asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit, por kishim shqetësime për parregullsitë në Dhomat e Specializuara
  • 21:13Protesta vazhdon prej dy javësh, Haziri kërkon të procedohet Ligji për Specialen