Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me qytetarët e kësaj komune, të cilët i dhanë përkrahje të padiskutueshme.
Ai e vlerësoi përkrahjen e të njëjtëve, teksa shtoi se vjen nga qeverisja e përgjegjëshme e tyre.
“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin.
Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe. Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri. Fushë Kosova PËRTEJ!”, tha Osmani.