Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Urime llapjanë”, përurohet shërbimet e reja specialistike në Poliklinikën e Podujevës, Bulliqi: Investim i rëndësishëm

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 15:23
”Urime llapjanë”, përurohet shërbimet e reja specialistike në Poliklinikën e Podujevës, Bulliqi: Investim i rëndësishëm

Kryetari i komunës së Podujevës i cili rikandidon në zgjedhjet e 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, drejtorin e SHSKUK-së Elvir Azizi, drejtoreshën Adelina Stublla, bashkëpunëtorë tjerë, personel mjekësor e qytetarë përuruan shërbimet e reja specialistike në Poliklinikën e Podujevës.

Nga sot, qytetarëve tanë do t’u ofrohen 15 shërbime të reja shëndetësore në Podujevë nga mjekë specialistë në fusha të ndryshme, duke përfshirë: kardiologjinë, gjinekologjinë, reumatologjinë, endokrinologjinë, hematologjinë, gastroenterologjinë, nefrologjinë, pulmologjinë, ortopedinë, pediatrinë, neurologjinë, si dhe kirurgjitë abdominale, torakale dhe vaskulare, përfshirë urologjinë.

“Çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten, në këtë Poliklinikë do të jenë aktive katër ambulanca specialistike nga ora 08:00 deri në 14:00, duke e bërë shërbimin më afër dhe më të qasshëm për qytetarët.

Ky është një investim shumë i rëndësishëm për shëndetësinë në Podujevë, i cili së bashku me repartin e Hemodializës e ngrit Poliklinikën tonë në një nivel të ri shërbimi. Urime të gjithë qytetarëve llapjanë!”, tha Bulliqi.

Më shumë nga Lajme

  • 20:59Nisen të vendosen tendat, protestuesit do kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”
  • 20:52Në Ludwigsburg të Gjermanisë organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së
  • 20:36Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit
  • 20:19Shqyrtimi i parë i projektligjit për Specialen, Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme
  • 19:57Ndërron ora e protestës pas caktimit të seancës, veteranët: UÇK na bashkon, shihemi në ora 9:00 para Kuvendit