Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arbër Tolaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Deçanit, së bashku me kandidatin për kryetar komune Ardian Gjini dhe kandidatët tjerë për deputetë.
Tolaj e cilësoi rininë e Deçanit si energjike dhe me potencial të madh, duke theksuar se ajo nuk dëshiron ta ndërtojë të ardhmen jashtë vendit.
Shkrimi i tij:
Bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me rininë e mrekullueshme të Deçanit, së bashku me Kryetarin në ardhje Ardian Gjini dhe kolegët kandidatë për deputetë.
Deçani ka një rini të mrekullueshme, plot energji dhe potencial që refuzon ta shohë të ardhmen jashtë vendit.
