Pesë prokurorë dhe 15 zyrtarë e staf mbështetës të komunitetit serb kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka bërë të ditur se institucioni ka pranuar rreth 20 njoftime për tërheqjen e dorëheqjeve.
“KPK së fundi ka pranuar në vazhdimësi disa emaila (rreth 20 sosh) dërguar në adresën zyrtare të kryesuesit të KPK-së nga prokurorë dhe staf mbështetës të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilat të njëjtit e kanë informuar kryesuesin lidhur me njoftimet e tyre për tërheqjet e dorëheqjeve të paralajmëruara më herët”, ka deklaruar Gashi për “Betimi për Drejtësi”.
