Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

4-shja e UÇK-së - Vetëm një kërkesë në Hagë, drejtësi!

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 20:49
4-shja e UÇK-së - Vetëm një kërkesë në Hagë, drejtësi!

Nga 5 nëntori i 2020-tës, mbahet i privuar nga liria në Hagë.

Por, as këto vjet nuk e zbehën motivin që ta mbrojë në çdo rrethanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilës i shërbeu me krenari.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbylli deklarimin me fjalë të fuqishme në Hagë, kur e tha fjalën përfundimtare para gjyqtarëve. 

“Sot, në përfundim të këtij procesi, e kam vetëm një lutje për ju: që vendimi juaj të udhëhiqet nga Kushtetuta e Kosovës, ligji, provat dhe drejtësia. Dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë! Prandaj, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, tha ai,

I qartë dhe shumë konkret u tregua edhe ish-bashkëluftëtari i tij, Kadri Veseli.

Edhe “Luli” mohoi pretendimet  e Zyrës së Prokurorit të Specializuar

“Përgjigja ime sot është e qartë: jo vetëm në fjalët e mia, por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj gjykate. Pas dekadash hetimesh, dokumentash dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana ime”.

Vitet që i çoi prapa grilave në Sheveningen, duket se e lodhën goxha 10-shin e UÇK-së.

Ai u shfaq pak emocional kur foli për Kosovën, vendin për lirinë e të cilit u angazhua vet.

 “Koha se kur do të kthehem në Kosovë, tash e tutje, varet nga vendimi juaj. Por prokuroria duhet ta ketë kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i dola zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës jam i gatshëm të jap jetën”, tha Rexhep Selimi,

Edhe më i ndjeshëm, u pa ish-zëdhënësi i luftës, Jakup Krasniqi.

Për akuzat që rëndojnë mbi të e krejt grupin, pati mjaft çka të thotë, në 17 minutat që mori për vete.

 “Nuk besoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve, por duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën”, deklaronte Krasniqi.

 Verdikti për çlirimtarët do të jepet më 16 shtator me fillim nga ora 10:00.

hagëuçk-së4-shja

Të ngjashme

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

19:48

Më shumë nga Lajme

  • 09:59Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
  • 09:47Von Cramon përshëndet vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe
  • 09:34Aksident trafiku në rrugën Pejë-Radavc, përplasen dy vetura-njëra përfundon jashtë rrugës
  • 08:56KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim
  • 08:56Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar