Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

24 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 22:22
24 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, ndërsa mjetet ajrore kanë ndërprerë operacionet gjatë mbrëmjes.

Ndërhyrjet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nemërçkës dhe malin e Dhëmbelit, ku sipas autoriteteve nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Një operacion i rëndësishëm po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku forcat zjarrfikëse, vullnetarët dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura u angazhuan pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit.

Ndërkohë, Ministria njofton se vatra e zjarrit në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht.

Sipas ministrisë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore vijojnë koordinimin dhe operacionet në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

vatraaktivezjarri

Më shumë nga Lajme

  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar