Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

23 mbetjet mortore në Zubin Potok, Britania mirëpret punën e autoriteteve të Kosovës

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 14:03
23 mbetjet mortore në Zubin Potok, Britania mirëpret punën e autoriteteve të Kosovës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se qëndron pranë familjeve të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta, pas shumë vitesh pasigurie.

Në një reagim, ambasada ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe testeve të ADN-së për identifikimin e tyre.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë familjeve të atyre që ende janë të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta pas shumë vitesh pasigurie. Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut dhe kryerjen e ekzaminimeve forenzike dhe testeve të ADN-së për identifikimin e mbetjeve”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike, raporton Klankosova.tv.

Ka mbi një muaj që në tri lokacione në zonën e Zubin Potokut kanë nisur gërmime pas dyshimeve për varreza masive.

Deri më tani janë gjetur mbetjet eshtrore të 23 personave, teksa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference të sotme të përbashkët me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se numri përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.

zubinmortorepunën

Të ngjashme

Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

12:49
Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

Në Zubin Potok u gjetën mbetje mortore të 23 personave, Kurti: Numri përkon me “grupin e intelektualëve”

12:20
Varrezat masive në Zubin Potok, Limani: Përpjekjet për gjetje tjera do vazhdojnë

Varrezat masive në Zubin Potok, Limani: Përpjekjet për gjetje tjera do vazhdojnë

12:00

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Vrasja e gruas shtatzënë në Malishevë, burri dyshohet për krimin, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – çka dihet deri tash
  • 14:56Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
  • 14:56Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
  • 14:46Shpallen të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
  • 14:31Sillen para Gjykatës tre të akzuuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan