Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ky është programi i manifestimeve shtetërore

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 14:47
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ky është programi i manifestimeve shtetërore

Republika e Kosovës nesër feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me një seri manifestimesh solemne në gjithë vendin, të organizuara nga Zyra e Kryeministrit dhe institucionet shtetërore.

Programi i manifestimeve nis që në mëngjes me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë në orën 07:00, e më pas vazhdon me mbledhje solemne të Qeverisë dhe nderime te Monumenti i të Pagjeturve, Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:00 është parashikuar vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa në orën 10:30 nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Pasdite, programi përfshin nderime te Monumenti Heroinat dhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në rrugën Luan Haradinaj.

Në mbrëmje, nga ora 17:30, Presidentja e Kosovës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të presin mysafirë shtetërorë në pritje solemne, ndërsa ora 20:00 shënon koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

pavarsia

Më shumë nga Lajme

  • 21:06Haradinaj: Lidhja e shkurtër, Albini e Dejona i lanë jashtë pagës minimale veteranët e luftës
  • 21:03Prenkaj: Gjasat e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE janë më pak se zero
  • 21:00Ramabaja përmend Tahir Zemajn: Ishte pjesë e rrethimit ku u vranë Rexhep Mala e Nuhi Berisha
  • 20:55Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës nuk duhet të shërbejnë si monedhë kusuritjeje mes partive politike
  • 20:55Haradinaj: Ankesat llafa-llafa nëpër studio tregojnë që dikush e ka “mizën nën kapuç”