Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribut të rëndësishme këtu

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 14:09
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, guvernatorja: Shqiptarët dhanë kontribut të rëndësishme këtu

Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se shteti i Arizonas e ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Duke marrë parasysh se Shteti i Arizona-s ndihet i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin në përkujtimin e 17 shkurtit 2008 si Dita e Pavarësisë së Kosovës; dhe duke marrë parasysh se më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, duke treguar vendosmëri të palëkundur, shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj në Prishtinë. Ky akt historik, i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shënoi një moment kyç në rrugëtimin drejt lirisë dhe konfirmoi statusin e Kosovës si një shtet i pavarur, i lirë nga dominimi i jashtëm”, thuhet në aktin e guvernatores Katie Hobbs të publikuar nga ambasada.

Ajo shkruan se mori parasysh kontributin e komunitetit shqiptaro amerikan në Arizona dhe bizneset shqiptare atje.

“Duke marrë parasysh se këtë vit shënohet përvjetori i 18-të i pavarësisë së Kosovës, një moment që Shteti i Arizona-s e njeh me krenari; dhe Duke marrë parasysh se komuniteti shqiptaro-amerikan në Arizona ka dhënë kontribute të rëndësishme për shtetin, duke pasuruar komunitetet me trashëgiminë kulturore, shpirtin sipërmarrës dhe angazhimin e fortë qytetar. Nga bizneset që lulëzojnë deri te arritjet profesionale, shqiptaro-amerikanët vazhdojnë të formësojnë strukturën sociale dhe ekonomike të larmishme të Arizona-s; dhe Duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe Shtetin e Arizona-s, kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit dhe paqes, dhe qytetarët e Kosovës dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të shtetit tonë. TANI, PRANDAJ, unë, Katie Hobbs, Guvernatore e Shtetit të Arizona-s, shpall këtu me këtë akt, 17 shkurt 2026, si DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NË ARIZONA”, thuhet në vendim që në fund mban nënshkrimin e guvernatores.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb