Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 15:49
12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Në mesin e të prangosurve ka edhe shqiptarë e po ashtu edhe një punonjës i policisë.

Dyshohet se këta ishin përfshirë në një incident të armatosur në Pire, jashtë një klubi të natës.

Fillimisht, ata ishin përleshur fizikisht e më pas kishte kërcitur edhe arma e zjarrit, shtatorin e vitit të kaluar duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve përreth.

Operacioni u udhëhoq nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti për Krime kundër Jetës dhe Pronës.

Arrestimet u kryen në zona të ndryshme të kryeqytetit grek, Athinës transmeton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në banesat e të dyshuarve, u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh: pistoleta, revolverë, armë gjahu, dhjetëra fishekë, 14 thika, karikatorë, anabolikë, drogë, tre makina, një motorr dhe një shumë të madhe parash – 175 mijë e 470 euro.

Po ashtu u sekuestruan veshjet e përdorura gjatë natës kritike kur edhe ndodhi përleshja mes dy grupeve.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje me dashje, dhunë të rrezikshme fizike, shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.

Sipas policisë greke, shumica e të dyshuarve janë me të kaluar kriminale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht veprimtarinë e këtij rrjeti të rrezikshëm.

Më shumë nga Lajme

  • 08:26“Zemra e nanës, deri sa të më mbuloj dheu...”, nëna e Dianës publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve: Nuk u bë asgjë për vajzën time
  • 08:24Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën
  • 08:23Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
  • 08:17Xhavit Haliti: Më dhimbsen fëmijët e katërshes së UÇK-së, janë mashtruar se prindërit e tyre do të lirohen
  • 07:54KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet