Kosova i ‘mëson’ datat e ndeshjeve në Botëror, nëse kualifikohet
Kombëtarja e Kosovës gjatë ditës së sotme i ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Kupën e Botës, në rast kualifikimi.
“Dardanët” – nëse realizojnë ëndrrën e kahmotshme – do të jenë pjesë e grupit D, së bashku me SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin.
Atëherë, në rast kualifikimi, Kosova e ka ‘mësuar’ edhe orarin e ndeshjeve.
Fillimisht, Kosova do të përballej me Australinë më 13 qershor 2026 në Vancouver të Kanadasë.
Ndeshjen e dytë, Kosova do ta luante ndaj Paraguajit, në Santa Clara të Kalifornisë më 19 qershor.
Me datë 25 qershor, Kosova e Franco Fodës do të luante përballë njërit nga nikoqirët, SHBA-së, prapë në Kaliforni, në Ingleëood.
Por, së pari, Kosova duhet të luajë “play-offin” e Botërorit, i cili luhet në mars.
Kombëtarja dardane ka punë me Sllovakinë në gjysmëfinale, me ndeshjen që do të luhet në Bratisllavë dhe në rast fitoreje, do të luante në finale me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, në Prishtinë.