Zulfaj: Është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat në BE
Kryenegociatori i Kosovës për BE, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se vendi ka përmbushur reformat e nevojshme dhe meriton të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe të nisë negociatat me bllokun evropian.
Zulfaj ka theksuar se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa status kandidati dhe pa hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Ne kemi realizuar reforma, kemi përqafuar vlerat evropiane dhe kemi treguar rezultate në demokraci dhe ekonomi. Po ashtu, jemi plotësisht të harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Besojmë se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim”, ka deklaruar ai.
Këto komente Zulfaj i bëri gjatë pjesëmarrjes në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që po mbahet në Nikosia të Qipros