Sport

Kosova me dy miqësore, ndeshje parapërgatitëse për përballjet e shtatorit në Ligën e Kombeve

Kosova ka konfirmuar dy ndeshje miqësore për muajin qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku Dardanët do të garojnë në Ligën B.

Kombëtarja e Kosovës synon të shfrytëzojë këto përballje për të testuar formën e skuadrës para sfidave zyrtare që nisin në shtator.

Ndeshjen e parë miqësore, Kosova do ta zhvillojë më 31 maj ndaj Çekisë, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Dueli ndaj çekëve pritet të jetë një test i fortë për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.

Ndërkohë, më 7 qershor, Dardanët do të rikthehen para tifozëve vendës, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballen me Andorrën në një tjetër sfidë miqësore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button