Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Tolaj: Për hir të Zotit, ta ruajmë Republikën e Kosovës!

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 19:39
Tolaj: Për hir të Zotit, ta ruaj Republikën e Kosovës!

Shkruan: Naser Tolaj

PËR HIR TË ZOTIT, TA RUAJMË REPUBLIKËN E KOSOVËS!

Sot, Kosova pranoi një aktgjykim që rëndon thellë në zemrat e shumë qytetarëve të saj.

Nuk pajtohem me këtë vendim. E konsideroj të padrejtë dhe tepër të rëndë ndaj katër burrave që lidhen me një prej periudhave më vendimtare të historisë së Kosovës. Katër dënime që, së bashku, arrijnë në 81 vjet burgim.

Por sot nuk është koha për zemërim që mund të na çojë drejt përçarjes. Sot është koha për qetësi, maturi dhe përgjegjësi.

U bëj thirrje qytetarëve, udhëheqësve politikë, deputetëve, veteranëve, OVL-së dhe të gjithë atyre që e duan Kosovën: mos të biem pre e asnjë provokimi.

Për hir të Zotit, ta ruajmë qetësinë.

Për hir të gjakut të derdhur për këtë tokë.

Për hir të viktimave të luftës dhe të grave që përjetuan dhunën më çnjerëzore.

Për hir të të zhdukurve, nënave që edhe sot presin një lajm për bijtë e tyre dhe familjeve që ende jetojnë me plagën e luftës.

Ta ruajmë Republikën e Kosovës.

Ta ruajmë institucionet tona.

Ta ruajmë atë që është ndërtuar me aq mund, sakrificë dhe gjak.

Edhe në historinë tonë kemi pasur momente shumë të vështira, por kemi ditur ta gjejmë rrugën përpara. Edhe sot duhet ta gjejmë atë rrugë.

Ky aktgjykim nuk duhet të jetë fundi i përpjekjes. Ka edhe rrugë dhe instanca juridike që duhet të ndiqen me vendosmëri, profesionalizëm dhe bashkim institucional.

Dhe le ta kujtojmë një të vërtetë të madhe:

çlirimtarët do të kthehen me besimin dhe shpresën se drejtësia do të vendosë drejt.

Por nëse ne e dëmtojmë Republikën ndërkohë, edhe nëse ata kthehen, çfarë do t’u ketë mbetur atyre dhe neve?

Prandaj sot, më shumë se kurrë:

Mos ta dëmtojmë Kosovën për shkak të dhimbjes sonë për Kosovën.

Le t’i zbusim zemrat, le ta ruajmë gjuhën, le ta ruajmë njëri tjetrin dhe mbi të gjitha, ta ruajmë Republikën e Kosovës.

Sepse kjo Republikë është amanet i një gjaku të madh.

Për hir të Zotit, ta ruajmë vendin tonë!

kosovëszotitrepublikën

Të ngjashme

Ditari i Qosjes: Çka shkruante akademiku pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve

Ditari i Qosjes: Çka shkruante akademiku pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve

22:26
Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”

Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”

22:19
Ambasada e Italisë bën thirrje të respektohet verdikti i Hagës, rikujtojnë se mund të apelohet

Ambasada e Italisë bën thirrje të respektohet verdikti i Hagës, rikujtojnë se mund të apelohet

22:05
Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

21:48