Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jorida Tabaku, gruaja më e votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit! 65 kandidatë me zero vota

    16/05/2025 16:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shpallur gruaja më e votuar në shkallë vendi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Ajo ka siguruar 18,850 vota preferenciale nga qytetarët. Me këtë rezultat, Tabaku renditet e treta në listën kombëtare të kandidatëve më të votuar në të gjitha partitë politike.

    Në krye të listës kombëtare qëndron ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, me 21,809 vota, ndërsa pas tij renditet deputeti socialist Erjon Braçe me 20,261 vota. Vlen të theksohet se ende nuk janë numëruar të gjitha votat e ardhura nga diaspora, veçanërisht ato nga Greqia, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare.

    Dy nga surprizat e këtyre zgjedhjeve janë emra të rinj në politikë, që kanë fituar mbështetje të gjerë nga votuesit: Arkend Balla, kandidati i PS në Durrës, me 18,651 vota dhe Sara Mile, kandidate e PS në Elbasan, me 18,626 vota.

    Nga ana tjetër, jo të gjithë kandidatët kanë pasur të njëjtin sukses. Plot 65 kandidatë nga parti të ndryshme nuk kanë marrë asnjë votë, një tregues i fortë i kandidimeve formale pa fushatë apo kontakt real me elektoratin.

    Artikuj të ngjashëm

    Për herë të parë jashtë parlamentit që nga 1992-shi, reagon Pandeli Majko: “Faleminderit”

    Zgjedhjet në Shqipëri, lista me 10 kandidatët më të votuar, vetëm dy nga PD

    Vijon numërimi vetëm në Fier e Tiranë, kush janë më të votuarit

    Të Fundit

    Deliu “godet” Kurtin: Prej që është betuar i ka 109 asistentë – kundërligjshëm

    Haxhiu-Abdixhikut: Propozimi për qeveri të unitetit, tendencë për të shkelur vullnetin e popullit

    Koci deshi të flasë me Kurtin, por kapet nga sigurimi: Turp për të, marre i koftë

    Gërvalla për arrestimin e ish-policit kosovar: Kemi informuar misionet diplomatike në Prishtinë dhe Beograd

    “Na gjuanin nga çdo drejtim, kisha shumë plagë”, polici i Kosovës rrëfen tmerrin që përjetoi në Banjskë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.