Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka akuzuar deputetin Albin Kurti për emërime të paligjshme dhe uzurpim të Qeverisë së Kosovës.
“Meqë po flasim për asistentët, besoni ose jo, deputeti Albin Kurti, prej që është betuar, i ka 109 asistentë – kundërligjshëm – në Qeverinë që e ka uzurpuar që nga 9 shkurti”, shkroi Deliu në rrjetin social.
Ajo akuzoi Kurtin se po ushtron pushtet pa legjitimitet dhe se veprimet e tij bien ndesh me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.