BallinaLajme

“Na gjuanin nga çdo drejtim, kisha shumë plagë”, polici i Kosovës rrëfen tmerrin që përjetoi në Banjskë

Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës, ka rrëfyer për herë të parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për plagët që mori gjatë sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023.

Në dëshminë e tij, Rashiti përshkroi skenën si një pritë të përgatitur deri në detaj, ku grupi terrorist serb kishte zënë pozicione strategjike, me ndriçim të fortë artificial.

“Na qëllonin nga çdo drejtim fshati, gjatë gjithë kohës një dron na vëzhgonte”, ka deklaruar ai.

“Momentin që ka ardhë Afrim Bunjaku dhe jemi përshendetë, në ato çaste ndoshta jam largu prej tij 3 ose 4 metra, dhe nga ana e majt ka ndodhë një sheprthim i papritur, mënjeherë kam kuptu që jam plagos në krahun e majt. Shpërthim shumë i madh, thuajse nuk e kemi ditë se nga ka ardhë, minë, kur e kam kthy kokën në anën e majt e kam pa veten që jemi godit, jom munu me u shmang me marrë pozitë mbrojtëse afër kamionetës, mënjëherë ka ndodhë një shpërthim tjetër, që rrymate ajrit kanë përplas trupin tim.”, tha Rashiti në dëshminë e tij.

“Në çështje sekondash kanë filluar gjuajtjet me armë zjarri, kanë fillu gjuatjet, aty kemi pa qe ka gjuajtje nga tërë fshati, nga dhjetëra pozicione me kalbira dhe armë të ndryshhme. Në ato momente kemi fillu me kthy zjarrin, mirëpo në anën e majtë timen kamë vërejtur që tashmë rreshteri Afrim Bunjaku ka mbetur i shtrirë në shpinë dhe i gjakosur nga qafa dhe fytyra dhe i palëvizshëm. Me Mirsadin kemi kërku nga Çlirimi pasi që ishim kordinu me Çlirmin me afru veturën, që ta sjellë veturën dhe ta tërheqim rreshterin nga ai vend, pasi kishte gjuajtje gjatë tërë kohës.  ÇIirimi u nis me veturë me ardhë, e kanë godit predha të ndryshme, gjuajtje të shumta dhe e kanë bo vetuën të palëvishme, derisa e kam pa që nga motorri kanë rrjedhë vajra.  Kolegu më ka kërkuar që ti godas dritat ku po bëhej ndri çimi, pasi predhat po godisnin shumë afër trupave tonë” – tha mes tjerash dëshmtiari i cili ka jep detaje nga nata kritike.

LEXO EDHE:

Back to top button