LajmeZgjedhjet 2026

Isak Neziri: PDK po ngrihet fuqishëm në çdo vend, më 7 qershor vjen ndryshimi i madh

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri, ka deklaruar se gjatë takimeve në Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Abri të Epërme, Tërdec dhe Baicë ka parë energji, vendosmëri dhe organizim të jashtëzakonshëm të strukturave të partisë.

Sipas Nezirit, Partia Demokratike e Kosovës po forcohet vazhdimisht në çdo lokalitet, me synimin për t’i dhënë fund krizës dhe për ta rikthyer zhvillimin në vend.

I plotë:

Nga Krajkova, Damaneku, Shtrubullova te Abria e Epërme, Tërdeci e Baica, pashë energji, vendosmëri dhe organizim të jashtëzakonshme të të gjitha strukturave tona.

Partia Demokratike e Kosovës po ngrihet fuqishëm në çdo vend, me një qëllim të vetëm: ta ndalim krizën, ta kthejmë zhvillimin dhe ta bëjmë ndryshimin e madh më 7 qershor!

#PDK125 #IsakNeziri99

Artikuj të ngjashëm

Back to top button