Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haradinaj: Babai i Thaçit, viktima e fundit e presionit psikologjik nga Gjykata Speciale

    18/03/2025 21:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

    Ai ka akuzuar gjykatën për qasje selektive dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Për mua ka qenë e pritshme, janë shumë lot tjerë që janë derdhur. Babai i Thaçit sot është viktima e fundit e kësaj gjykate, e them me gjithë gojën se është viktimë e presionit psikologjik, por nuk e di a do të jetë rasti i fundit. Njerëzve duhet t’u hapen sytë dhe ta shikojnë drejtë këtë gjykatë, ku ka qëllimin dhe ku do të shkojë,” ka deklaruar Haradinaj në Debat Plus.

    Tutje theksoi se ky vendim tregon fytyrën e vërtetë të Gjykatës Speciale dhe u bëri thirrje shteteve që e financojnë atë të reflektojnë mbi veprimet e saj.

    Haradinaj kritikoi ashpër qasjen e Gjykatës Speciale ndaj të akuzuarve dhe paralajmëroi se ky nuk do të jetë rasti i fundit që do të hapë sytë e opinionit për, siç tha ai, drejtësinë selektive që po ushtrohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Kjo gjykatë thirret në drejtësi me padrejtësi, është selektive dhe shkel të gjitha normat legjitime për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo po sfidon Kosovën dhe po tregon se bën çfarë të dojë. Këtë duhet ta shohin ndryshe vetë drejtësia dhe shtetet financuese të saj. Kjo gjykatë ka filluar të demolojë vetveten, të heqë maskën dhe të turpërojë edhe ato shtete që e mbështesin,” deklaroi Haradinaj

    Artikuj të ngjashëm

    Dedaj thotë se sot u kontakua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, dënim për dezinformatat e qëllimshme

    Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    Mbrojtja në Hagë, kundër pranimit të mbi 300 dokumenteve nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria e Përkohshme

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.