Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mbrojtësi i viktimave kërkon të pranohen dy ekspertiza në prova materiale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    08/05/2025 16:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krsniqit, ka parashtruar dy ekspertiza për pranim në prova materiale.

    Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së nga zëdhënësi Michael Doyle, i cili tha se njëra nga ekspertizat trajton dëmin psikologjik që kanë pësuar viktimat në këtë proces, ndërsa tjetra atë material, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Veç kësaj, mbrojtësi i viktimave kishte kërkuar gjithashtu edhe akt-ekspertiza nga gjykimi i Salih Mustafës dhe ajo nga i Pjetër Shalës të pranohen në prova materiale, me arsyetimin se ato kanë të bëjnë me viktima që janë pjesë e procedurave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

    Veç kësaj, Doyle tregoi se në të njëjtën çështje është hedhur poshtë një kërkesë të mbrojtjes së Veselit për të apeluar dy vendime të mëparshme të gjykatësve në lidhje me pranueshmërinë e provave.

    “Trupi gjykues konstatoi se vlera provuese e provave të paraqitura nuk zhbëhej prej efektit dëmtues ndaj të akuzuarit”, tha ai.

    Sipas Doyle, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve, gjykatësja e procedurës paraprake hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Smakajt për të apeluar vendimin e saj të mëparshëm në lidhje me kërkesën e të akuzuarit për pezullim të procesit, për shkak se kërkesa u dorëzua pas afatit.

    “Në vendimin e saj të fundit, gjykatësja e procedurës paraprake shpjegoi gjithashtu se, edhe nëse kërkesa do të ishte dorëzuar në kohë, leja për apel nuk do të ishte miratuar sepse pika e parë dhe pika e dytë që ngriti mbrojtja në kërkesë thjesht shprehin mospajtim me vendimin e mëparshëm të gjykatëses, ndërsa pika e tretë e ngritur nga mbrojtja përbënte shtrembërim të qartë të vendimit të gjykatëses”, tha ai.

    Doyle theksoi se Keneth Roberts është dorëhequr nga regjistri i gjyqtarëve ndërkombëtar në DhSK. Veç kësaj, tregoi edhe që më 15 dhe 16 maj pritet të mbahen seancat e Apelit ndaj Pjetër Shalës.

    Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

    Dhomat e Specializuara shprehin keqardhje për anulimin e konferencës së Trendafilovës

    Dedaj thotë se sot u kontakua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, dënim për dezinformatat e qëllimshme

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.