Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hajdar Berisha rrëfen momentet e dhimbshme të luftës: Ushtari i ri në vijë të parë me vetëm tre fishekë..

    22/03/2025 19:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajdar Berisha, ka rrëfyer një moment të dhimbshëm nga lufta, duke përshkruar sakrificat dhe mungesën e mjeteve me të cilat përballeshin luftëtarët në vijën e parë të frontit, raporton Demos.

    Në një rrëfim prekës për GazetaDemos ai tregon për një ushtar të ri, i cili ndodhej në vijën e parë me vetëm tre fishekë dhe kërkoi ndihmë për më shumë municion.

    “Një djalë i ri më tha: ‘A ki bre do fishekë me mi dhanë si dhuratë?’ Kur e pyeta sa kishte, më tha: ‘Vetëm tre i kam’,” kujton Berisha, duke treguar për vështirësitë ekstreme me të cilat përballej UÇK-ja gjatë luftës.

    Por dhimbja më e madhe për të erdhi kur mori lajmin për rënien e Shkëlzen Haradinajt. Ai thotë se ndodhej i plagosur në Rugovë kur dëgjoi lajmin dhe nuk arriti të qëndronte në këmbë nga tronditja.

    “Nuk më kanë mbajtë këmbët e mia. Kur e kam marrë lajmin për Shkëlzen Haradinajn, më janë lëshuar të dyja këmbët. Ai ka qenë gjithçka për ne – komandant, prind, vëlla, gjithçka që mund të dëshiroje,” rrëfen ai tutje.

    Rrëfimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Kudusi Lama: Të kthejmë sytë nga dëshmorët – Luan Haradinaj ishte luftëtar mes luftëtarëve

    Ali Ahmeti: Luani ra heroikisht – pushka e tij simbol i lirisë

    “I tham hajde, pushkën e ki këtu”-Sami Lushtaku tregon qysh Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.