Ali Ahmeti ka folur për momentet vendimtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar figurat kyçe si Luan Haradinaj, Ramush Haradinaj, Rafet Rama dhe të tjerë.
Sipas Ahmetit, në ato ditë vendimtare kishte një ndjenjë të përgjithshme ndjekjeje dhe presioni, veçanërisht në zonat si Gllogjani dhe Drenica.
Deklarata e plotë:
Sot është një moment i rëndësishëm për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithandej kishte ulërima, gjithandej ndjekje. E gjithë ajo re e keqe në Gllogjan, si dhe në Drenicë, nga analizat që kemi bërë, rezulton se këto grupe duhej të forcoheshin. Në një analizë të bërë nga Bekim Berisha dhe Fehmi Lladrovci, lindi si domosdoshmëri që këto kompani të forcoheshin me ekipe ushtarësh profesionistë. Atëherë kemi biseduar, duke analizuar këto konkluzione, që ndoshta është e domosdoshme që ekipet të forcohen.
I besonin aq shumë Luanit dhe Ramushit – ata i njihnin rrugët e Kosovës pa dhënë ndonjë sekret. Ramushi punonte ditën dhe për 24 orë kryheshin aksione në Kosovë. Por, për fat të keq, ranë në pritë. U vra Luani dhe u plagos rëndë Rafet Rama. Por lufta nuk duhet ndalur. Është vetë pushka e Luanit që në atë memorial është ngritur aty, dhe ndoshta ai është më i merituari.” – ka thënë Ahmeti.