Sport

Foda: Ndeshja ndaj Çekisë tregon formën tonë para përballjeve në Ligën e Kombeve

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Republikës Çeke që zhvillohet nesër.

Foda tha se takimi i së dielës do të tregojë se në ç’gjendje është Kosova para ndeshjeve3 të Ligës së Kombeve qe vetëm sa po afrohen.

“Ndeshja e nesërme duhet të jetë tregojë që ne jemi në gjendje të luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë dhe me intensitet të lartë  ndonëse kemi disa futbollistë që mungojnë për shkak të lëndimeve ose që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të vijnë”, tha Foda në konferencë për media, raporton Klan Kosova.

“Sidoqoftë është ndeshje e rëndësishme, është ndeshje të cilën duam ta fitojmë, është ndeshje në të cilën ne duam të paraqitemi sa më mirë sepse po ashtu është një ndeshje që do të tregojë formën se sa jemi të gatshëm për ndeshjet e Nations League

Artikuj të ngjashëm

Back to top button