BallinaLajme

EKSKLUZIVE: Bastisjet te arkivi i Kosovës, dyshohet se është zhdukur një dokument për prona të Radio Televizionit të Prishtinës

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivit të Kosovës, ku siç merr vesh GazetaDemos, janë duke u kryer barstisje.

Sipas të njëjtave burime të GazetësDemos, dyshohet se Njësia Speciale po kryen bastisje në zyret e Depos Qendrore të Arkivit të Kosovës.

Teksa Demos merr vesh ekskluzivisht, se kontrolla e rreptë po bëhet pas dyshimeve në lidhje me zhdukjen e një dokumenti për prona të Radio Televizionit të Prishtinës.

Demos gjithashtu merr vesh se tash e disa kohë kanë qenë duke u zhvilluar hetime ndaj disa personave lidhur me këtë rast.

Lajmi në përditësim…

Back to top button