Lajme

Dy persona rrihen në Veternik, policia konfirmon rastin

Sonte rreth orës 20:00 në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur një rrahje mes dy personave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

Ai tha se të dy personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar trajtim mjekësor.

Konfirmimi i plotë:

Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button