Lajme

Fëmijët vizitojnë policinë në Prizren


Me qëllim që policia të jetë sa më afër qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të tyre, më datë 07 maj 2026, në Stacionin Policor Prizren u prit një grup prej 60 fmijësh parashkollorë të SHFMU “Lek Dukagjini”, të shoqëruar nga edukatoret e tyre, njofton Policia e Kosovës.


Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet e stacionit, si dhe me punën e policëve në njësi të ndryshme. Ata shprehën interesim të veçantë, duke bërë pyetje të ndryshme rreth detyrave dhe përgjegjësive të policisë.


Ky aktivitet u realizua me qëllim të krijimit të një përvoje edukative dhe sociale për fëmijët, si dhe për të forcuar lidhjen e policisë me komunitetin.


Policia është gjithmonë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë. Policia është popull dhe populli është polici.

Andaj, edukimi i brezit të ri në frymën e bashkëpunimit me policinë është një ndër objektivat kryesorë në kuadër të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi të udhëhequr nga inteligjenca”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button