Magazina
Labinot Tahiri: Doja të kandidoja për deputet, por afati u mbyll dje
Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se kishte planifikuar të kandidonte si deputet i pavarur në zgjedhjet e ardhshme, por nuk arriti të aplikojë pasi afati ishte mbyllur.
Tahiri tha se kishte marrë shumë kërkesa nga qytetarët për kandidim dhe se synimi i tij ishte t’u shërbente qytetarëve në fusha si shëndetësia, lufta kundër drogës dhe mbështetja për kategoritë në nevojë.
Ai shtoi se nuk ka nevojë për karrierë politike, por dëshiron të kontribuojë për Kosovën dhe qytetarët, duke uruar sukses për të gjithë kandidatët në zgjedhje