Bajrami: Po kapet shteti, shpallja e 20 pozitave të larta udhëheqëse, përpjekje për rehati të militantëve para zgjedhjeve
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj shpalljes së rreth 20 pozitave të larta udhëheqëse nga Qeveria. Ajo thotë se këto konkurse përbëjnë përpjekje për kapjen e institucioneve para zgjedhjeve.
Në reagim theksohet se Ligji për Qeverinë kufizon kompetencat e një qeverie në dorëheqje për të nisur procedura të reja emërimi.
Bajrami vë në pikëpyetje kredibilitetin e konkurseve të hapura në këtë periudhë dhe që menaxhohen nga një qeveri në largim.
Postimi i plotë:
LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet.
𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈.
𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 𝑸𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆:
1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆;
Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së Kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një Qeveri në dorëheqje?
A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?
Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.
Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet.
Këto janë pozitat e shpallura:
1. Sekretar – Ministria e Mjedisit
2. Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
3. Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
4. Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
5. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
6. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
7. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
8. Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
9. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
10. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
11. Drejtor Ekzekutiv – KIESA
12. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
13. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
14. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
15. Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
16. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
17. Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
18. Drejtor Ekzekutiv -AQP
19. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
20. Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë