Arbër Tolaj bën homazhe në Carrabreg dhe merr pjesë në aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut
Kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, ka qëndruar në Carrabreg, ku ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në shenjë nderimi për sakrificën e tyre.
Tolaj njoftoi se mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore të veprimtarit Murat Loshaj, duke vlerësuar kontributin e tij atdhetar.
Po ashtu, ai u bë pjesë e aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, duke theksuar se kujtimi i të rënëve duhet të shndërrohet në jetë dhe shpresë për qytetarët. Ai përfundoi mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi e përjetshme!”.
Postimi i tij:
Në Carrabreg, mes nderimit dhe kujtimit të pashlyeshëm, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në respekt të sakrificës së tyre sublime.
Poashtu, morëm pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të veprimtarit Murat Loshaj, për të jetësuar veprimtarinë e tij atdhetare.
Gjithashtu, isha pjesëmarres në aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut, duke shndërruar kujtimin e të rënëve në jetë dhe shpresë për qytetarët tanë.
Lavdi e përjetshme!
Dr. Arbër Tolaj