LajmeZgjedhjet 2026
12-shi i AAK-së, Haxhiu: Kur Gjakova është prijetare, e ardhmja e atdheut kurdoherë është e sigurtë
Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu foli rreth nisjës së fushatës së kësaj partie nga Gjakova.
“Kur Gjakova është prijetare, e ardhmja e atdheut kurdoherë është e sigurtë”, shkroi 12-shi i AAK-së.
Shkrimi i saj:
E nisëm me Gjakovën kryelartë, Gjakovën fisnike, të kulturës, traditës e mbi të gjitha vatrën dhe zjarrin e atdhedashurisë. Kur Gjakova është prijetare, e ardhmja e atdheut kurdoherë është e sigurtë. E kur Kosovës do t’i prij Ardian Gjini kryeministër Republika e Kosovës bëhet ashtu siç e deshën vajzat dhe djemtë më të mirë të saj.
Energji, siguri dhe zhvillim.
Na priftë e mbara!
1
11
12