Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ademi për parullat e tifozëve rumunë: Do të kërkojmë drejtësi në UEFA dhe CAS

    13/09/2023 17:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mbrëmë si shkak i thirrjeve dhe parullave “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë.

    Ademi tha se për këtë çështje do t’iu drejtohen organeve të UEFA-s dhe në CAS, teksa shtoi se FFK-ja mbetet e vendosur për të përmirësuar lojën dhe për të arritur suksese në nivel ndërkombëtar.

    “Provokimi i rëndë nga tifozeria rumune shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për një periudhë të gjatë. Ndeshja rifilloi me insistimin e gjyqtarit pas tërheqjes së pankartave diskriminuese e raciste ndaj vendit tonë, ndonëse thirrjet e kohëpaskohshme kundër futbollistëve dhe shtetit tonë vazhduan”.

    “Këto sfida na forcojnë dhe nuk do të na pengojnë të ecim përpara. Ne, do të kërkojmë drejtësi dhe respektim të rregullave të “fair-play-it” në futboll përpara organeve të UEFA-s dhe në CAS.  Diskriminimi dhe huliganizmi nuk kanë vend në futbollin modern dhe ne jemi të vendosur të mbrojmë integritetin e lojës”, tha Ademi

    Tutje, Ademi tha se episodi i krijuar nga tifozët rumunë ndikoi pashmangshëm tek ekipi kombëtar, teksa kritikoi edhe kartonin e kuq për sulmuesin Vedat Muriqi.

    “Sidoqoftë kjo humbje, e ndikuar prej këtyre faktorëve nuk do të na zmbraps. Përkundrazi ajo të na bëjë më fortë e më të bashkuar. Kemi lojtarë përplot talent e entuziazëm për ta dhënë më të mirë e tyre për atdheun dhe pa dyshim se sukseset nuk do të vonojnë”, tha ai.

    Kreu i FFK-së tha se janë krenarë me lojtarët e kombëtares, të cilët i quajti të artë e që nuk rreshtin së luftuari për fanellën e shtetit të Kosovës, transmeton KlanKosova.

    “Ndonëse në rastet kur mungojnë rezultatet kritikat ndaj tyre janë të ashpra e të pamatura nga një pjesë e opinionit. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar e me një qëllim – për Kosovën tonë”, shtoi Ademi

    Artikuj të ngjashëm

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

    10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.