LajmeZgjedhjet 2026

Abdixhiku nga Vushtrria: Kosova ka nevojë për zhvillim, siguri energjetike dhe orientim të qartë euro-atlantik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Vushtrri, ku para një numri të madh qytetarësh ka shpalosur programin dhe zotimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zhvillimin e vendit.

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe mbështetje, Abdixhiku tha se LDK-ja synon rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit ekonomik, dinjitetit shtetëror dhe integrimit euro-atlantik. Ai theksoi rëndësinë e investimeve në familje, ekonomi, arsim dhe shëndetësi, duke prezantuar projektet zhvillimore që, sipas tij, do të sjellin përparim për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button