Aksidenti që la të vdekur këmbësorin në Zllopek të Pejës, Policia del me detaje të reja
Një këmbësor humbi jetën sot në fshatin Zllopek të Pejës pasi u godit nga një veturë.
Policia në një njotim të ri tha se shoferi i dyshuar me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë pasi fillimisht ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Ju informojmë se sot, më datën 28 maj 2026, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllopek-Pejë. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte. Pas lëndimeve të marra të cilave nuk ka mundur t’iu përballojë”, tha policia.
Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar.