Lajme
AAK e hap fushatën sot në Gjakovë me fillim nga ora 19:45, tubimi mbahet te Platoja e Parkut të Qytetit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të hap sot fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në komunikatë bëhet e ditur se, fushata do hapet në Gjakovë, ku tubimi do mbahet te Platoja e Parkut të Qytetit, me fillim nga ora 19:45.
‘’Ju njoftojmë se sot, Aleanca hap fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën – në Gjakovë.
Në këtë tubim hapës, kryetari dhe i nominuari për kryeministër, Ardian Gjini, do të shpalosë programin dhe vizionin për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: Siguri, Energji dhe Zhvillim.
Tubimi do të mbahet te Platoja e Parkut të Qytetit, me fillim nga ora 19:45’’, thuhet në komunikatë.