LajmeZgjedhjet 2026

Arbër Tolaj: Aksidentet rrugore janë krizë e heshtur, duhen masa urgjente

Kandidati për deputet nga Aleanca Dr. Arbër Tolaj, ka reaguar ndaj numrit të madh të aksidenteve rrugore në vend, duke i cilësuar ato si një “krizë të heshtur të shëndetit publik”.

Tolaj ka thënë se aksidentet po marrin jetë njerëzish çdo ditë, derisa sipas tij, institucionet nuk kanë ndërmarrë masa të mjaftueshme për parandalimin e tyre dhe për mbrojtjen e qytetarëve.

“Si kandidat për deputet dhe si Aleancë do të punojmë që të rrisim ndërgjegjësimin, por mbi të gjitha të shtrëngojmë masat ligjore, të shtohet monitorimi me kamera i akseve kryesore dhe të investohet në infrastrukturë më të sigurt”, ka deklaruar Tolaj.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button