Sport

Leao afër largimit nga Milani, klubi i madh anglez i është vënë pas

Milani do të dëgjojë ofertat për Rafael Leaon gjatë verës dhe, sipas “Sportmediaset”, Manchester Unitedi dërgoi sërish skautë për ta ndjekur portugezin në humbjen 3-2 ndaj Atalantas të dielën.

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë ta monitorojnë sulmuesin e Milanit dhe kjo ishte hera e dytë brenda më pak se një muaji që përfaqësuesit e Manchester Unitedit udhëtuan në “San Siro” për ta parë nga afër Leaon.

Herën e parë ata e ndoqën në fund të prillit, në barazimin 0-0 kundër Juventusit, siç raportonte në atë kohë “Tuttosport”.

Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, por sipas disa burimeve italiane, “Rossonerët” janë të gatshëm ta shesin për një shumë shumë më të ulët.

“Sportmediaset” raporton se rreth 50 milionë euro mund të mjaftojnë për ta transferuar portugezin në fund të sezonit.

Leao ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë tri asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por nuk ka shënuar që nga 1 marsi.

Portugezi është fishkëllyer nga tifozët në tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Udineses, Juventusit dhe Atalantas, ndërsa mediat më të besueshme italiane raportojnë se koha e tij te Milani praktikisht ka përfunduar dhe klubi do të dëgjojë ofertat për të gjatë verës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button