Sport

Milani merr një fitore të madhe në udhëtim, Rabiot vendimtar

Milan ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Hellas Verona, falë golit vendimtar të Adrien Rabiot.

Mesfushori francez realizoi pas një asistimi të bukur nga Rafael Leao, duke i dhënë tri pikë jetike skuadrës kuqezi në garën për një vend në Champions League.

Kjo fitore e ngjit Milanin në kuotën e 66 pikëve, të barabarta me Napoli, duke e bërë edhe më të fortë garën për pozitën e dytë.

Në anën tjetër, humbja e rëndon shumë situatën e Veronës, e cila tashmë është shumë pranë rënies nga elita dhe me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Në xhiron e ardhshme, Milani do të përballet me Juventusin në një ndeshje shumë të rëndësishme, ndërsa Verona do të kërkojë mbijetesën në duel ndaj Lecce.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button