Sport

“Ja pse po dështon Milani”, flet legjendari Van Basten

Legjenda e Milanit, Marco Van Basten ko komentuar krizën e kuqezinjëve që po kalojnë në vitet e fundit.

Holandezi ka përmedur disa faktor për dështimin e Milanit, derisa si pengesë kryesore e sheh pronësinë e klubit.

“Aktualisht, ka shumë pronarë të huaj në Itali që nuk kanë të bëjnë fare me historinë e klubeve, as nuk janë të interesuar për të. Është për të ardhur keq. Do të ishte shumë e rëndësishme të përpiqeshim ta rikthenim futbollin italian në duart italiane , në mënyrë që ata të mund të kthehen në krye të Evropës.

Një shembull është Milani, i cili nuk është më ai që ishte dikur. I ndjek ata dhe shpresoj që të rikuperohen së shpejti, sepse Interi aktualisht dominon në Itali dhe kjo nuk më pëlqen aspak”, deklaroi Van Basten në një intervistë me gazetarin Carlo Pellegatti

Artikuj të ngjashëm

Back to top button