Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen dy të mitur në Prizren, sulmuan 80-vjeçarin për t’ia marrë portofolin

    06/02/2025 17:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Si rezultat i hetimeve intensive, policia në Prizren ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të mitur të dyshuar, me inicialet B.S dhe A.G., të cilët ishin të kërkuar për veprën penale të grabitjes.

    Në kumtesën për media bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se me datën 03.02.2025, rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” në Prizren ata kanë sulmuar fizikisht një person të moshës 80-vjeçare, e më pas ia kanë marrë portofolin në të cilin kishte 100 euro si dhe dokumente personale. Pas kësaj, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

    Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe kishte marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

    Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor në Prizren dhe në prezence të avokatëve, prindërve e punëtorëve socialë janë intervistuar, ku i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale .

    Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzoi që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ku do të dërgohet kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

    Artikuj të ngjashëm

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

    Motoristi bën manovra të rrezikshme në Gjakovë, vozitë vetëm në një rrotë

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.