Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbrojtja e Rexhep Selimit: Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës

    08/05/2025 22:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrojtja e Rexhep Selimit me një parashtresë drejtuar gjyqtarëve në Hagë, ka shprehur kundërshtimin e ashpër ndaj kritikave që ka pasur Prokuroria e Hagës ndaj Policisë së Kosovës.

    Pas kërkesës për lirim të përkohshëm, Policia e Kosovës ka dorëzuar letër-konfirmi se është në gjendje gatishmërie për të zbatuar secilën kërkesë në mënyrë që të akuzuarit të lirohen në arrest shtëpiak, të paktën.

    Prokuroria e Hagës ka pasur dilema ndaj Policisë së Kosovës, dhe kjo ka shkaktuar reagime të ashpra.

    Avokati i Rexhep Selimit në parashtresën të cilën e ka parë Nacionale, thotë se Prokuroria e Hagës po përpiqet ta diskreditojë Policinë e Kosovës.

    “Përgjigja është plot me parashikime alarmante të bëra pa asnjë argument konkret se Z. Selimi do të përfshihet në ndonjë nga veprimet e përshkruara që ZPS-ja i paraqet si të pashmangshme. Përveç kësaj, ZPS-ja fton Trupin Gjykues të rishikojë standardin ligjor të zbatueshëm në lidhje me lirimin e përkohshëm. Për më tepër, ZPS-ja përpiqet të diskreditojë aftësinë e Policisë së Kosovës për të zbatuar kushtet e propozuara të lirimit pa paraqitur ndonjë ekspertizë teknike që mbështet kritikën e saj dhe duke vlerësuar kapacitetin e saj teknik kundrejt një standardi të paarritshëm. Për këto arsye, Përgjigja duhet të refuzohet dhe Kërkesa e Mbrojtjes për lirim të përkohshëm2 (“Kërkesa”) duhet të miratohet”, thuhet në këtë dokument, raporton Nacionale.

    Më tutje, mbrojtja e Selimit përmend raste në të kaluarën kur vetëm me një letër, gjykatat kanë marë parasysh zotimet e shteteve.

    “Në këtë drejtim, Mbrojtja vëren praktikën e gjykatave të tjera ndërkombëtare, ku lirimi i përkohshëm shpesh është dhënë në bazë të një deklarate të vetme. nga Shteti pritës se do të zbatojë çdo kusht lirimi që konsiderohet i përshtatshëm. Tribunale të tjera ndërkombëtare kanë mbajtur vazhdimisht qëndrimin se Mbrojtja nuk kërkohet të marrë garanci nga Shteti pritës që një kërkesë për lirim të përkohshëm të ketë sukses, dhe se marrja e garancive të tilla është thjesht një faktor që duhet marrë në konsideratë. Prandaj, nëse Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (SP) kundërshton aftësinë dhe/ose gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të zbatuar kushte të përshtatshme lirimi, i takon asaj të sjellë prova specifike faktike dhe ekspertizë teknike që mbështesin një kundërshtim të tillë, në vend që thjesht t’ia kalojë barrën Mbrojtjes për të hedhur poshtë akuzat e pabazuara”, thuhet më tutje në parashtresë.

    “Së treti, argumentet e SP-së në lidhje me korrespondencën e rinovuar nga Policia e Kosovës sillen rreth pamundësisë së tyre të pretenduar për të replikuar, ose për të vepruar si zëvendësim për, masat në fuqi në mjediset e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Megjithatë, lirimi i përkohshëm nuk do të jetë kurrë në gjendje të replikojë të gjithë gamën e masave që mund të vendosen në një mjedis paraburgimi, dhe kërkesa për një replikim të tillë do ta bënte po aq të pamundur lirimin e përkohshëm. Çështja është nëse kushtet e lirimit mund të zbusin në mënyrë të përshtatshme rreziqet e zvogëluara, nëse ka, që mund të vazhdojnë të ekzistojnë pas mbylljes së çështjes së Prokurorisë. Duke kritikuar në vend të kësaj paaftësinë e tyre për të imituar kushtet në Qendrën e Paraburgimit, Prokuroria Speciale nuk ofron argumente se pse këto kushte nuk janë në gjendje të zbusin këto rreziqe specifike”, thuhet më tutje.

    Si rezultat, mbrojtja e Rexhep Selimit ka thënë se Prokuroria po insiston pa arsye për vazhdimin e paraburgimit.

    Ata kanë kërkuar që të refuzohet kërkesa e Prokurorisë, dhe të mundësohet lirimi i parakohshëm me kusht.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Arrestimi i dy zyrtarëve për korrupsion në Prizren, policia jep detajet e fundit

    Të Fundit

    Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

    Rasti i denoncuar si rrëmbim në Fushë Kosovë rezulton të jetë kallëzim i rremë – Policia zbulon detajet

    Trump ndalon Harvardin të regjistrojë studentë të huaj

    Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në vendin e punës në Itali

    Arrestimi i dy zyrtarëve për korrupsion në Prizren, policia jep detajet e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.