Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Rikthehet inflacioni? Çmimet e konsumit u rritën me 2.2 për qind në korrik krahasuar me një vit më parë

    11/08/2024 19:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statitikave të Kosovës, çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 2.2 për qind në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Norma mujore e inflacionit nga qershori deri në korrik 2024 ishte 0.3 për qind, duke dhënë projeksione për rikthim të presioneve inflacioniste, ndonëse me një intensitet më të ulët se në vitet e kaluara kur inflacioni arriti në nivele dyshifrore.

    Vitet e fundit ishin ndër më të rëndat për Kosovën në dekada sa i përket shkallës së inflacionit. Kosova e përmbylli vitin 2022 me 11.6 për qind inflacion, ndërsa vitin pasardhës indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend ishte më i lartë në një mesatare prej 4.9 për qind krahasuar me vitin 2022.

    Ndonëse krahasuar me vitet paraprake raportet e ASK-së kanë treguar një zbutje të inflacionit muajve të fundit, në muajin korrik është vërejtur një rritje prej 2.2 për qind e inflacionit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Rritja prej 2.2 për qind nga viti në vit në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) i atribuohet kryesisht rritjes së konsiderueshme të çmimeve në mallra dhe shërbime të ndryshme. 

    Këto rritje u kompensuan pjesërisht nga një rënie e ndjeshme e çmimeve të perimeve, të cilat ranë me 5.2%, duke lehtësuar lehtë ndikimin e përgjithshëm inflacioniste.

    Me inflacionin që arriti në 14.2 për qind në mesin e vitit 2022, qeveria bëri pak për ta frenuar atë, sipas një raporti të Bankës Botërore . Ky inflacion e dobësoi jashtëzakonisht fuqinë blerëse të klasave më pak të pasura në Kosovë.

    Rritja eksponenciale e inflacionit ishte ndër problemet më të mëdha më të cilin u ballafaqua qeveria Kurti, me produktet bazë që “preknin stratosferën”. 

    Një raport mbi “Rrreziqet Globale” i vitit 2023 kishte parashikuar se Kosova do të goditet nga varfëria, inflacioni, dëmet mjedisore dhe përplasjet gjeoekonomike.

    Raporti thekson se kostoja e jetesës dominon rreziqet globale në dy vitet e ardhshme, ndërsa dështimi i veprimit klimatik do të dominojë dekadën e ardhshme.

    “Dekada e ardhshme do të karakterizohet nga kriza mjedisore dhe shoqërore, të nxitura nga tendencat themelore gjeopolitike dhe ekonomike. “Kriza e kostos së jetesës” renditet si rreziku më i rëndë global gjatë dy viteve të ardhshme, duke arritur kulmin në afat të shkurtër.” – thuhet në raport./Nacionale/ 

    Artikuj të ngjashëm

    Ushqimet që ta forcojnë imunitetin kur jeni sëmurë

    Qofte, vakt i shkëlqyer nga furra e shporetit

    Ushqimet që shkaktojnë sheqer të lartë në gjak

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.